Elita e futbolli kosovar vazhdon sot me dy ndeshje shumë interesante që do të luhen në kuadër të xhiros së 32-të.
Llapi i bënë konak Prishtinës në stadiumin “Zahir Pajaziti”, kurse Drenica e pret Ballkanin në “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Në anën tjetër drenicasit kërkojnë pikët e plota ndaj Ballkanit për ti shpëtuar rendjes në Ligën e Parë, kurse suharekasit udhëtojnë vetëm për tri pikë për ta vazhduar ëndrrën shpalljen kampion i Kosovës për herë të parë në histori të klubit.
Të dy këto takime nisin nga ora 15:00.