Sot ndeshje interesante në Suharekë, Golden Eagle Ylli – Trepça
Sot (e enjte) zhvillohen dy ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Golden Eagle Ylli, që ndodhet në vendin e tretë me 38 pikë, do të përballet me Trepçën, që ka 32 pikë. Të dy skuadrat kanë synime të ndryshme në këtë edicion dhe fitorja është e…
Sot (e enjte) zhvillohen dy ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Golden Eagle Ylli, që ndodhet në vendin e tretë me 38 pikë, do të përballet me Trepçën, që ka 32 pikë.
Të dy skuadrat kanë synime të ndryshme në këtë edicion dhe fitorja është e rëndësishme për të dyja palët.
Ylli konsiderohet favorit, por mitrovicasit kanë treguar formë të lartë në stinorin pranveror, andaj pritet një ndeshje interesante.
Ndërsa Peja-Ponte Prizreni është përballja e fundit për këtë xhiro. Pejanët nuk janë në formë të mirë në ndeshjet e fundit, kurse e kundërta është për prizrenasit që janë liderë dhe ndodhen në formë shumë të mirë. Verdhezinjtë janë në vendin e katërt me 35 pikë, derisa Ponte në vendin e parë me 39.
Ndeshja Golden Eagle Ylli – Trepça zhvillohet nga ora 16:00, kurse Peja – Ponte Prizreni nga ora 18:00.