Sot ndeshje interesante në Suharekë, Golden Eagle Ylli – Teuta

03.02.2022

Në këtë mesjavë po zhvillohet xhiroja e dhjetë në Ligën Unike. Sfida e parë ishte ndërmjet Rahovecit dhe Prizreni 16, një takim shumë interesant, pasi është i vlefshëm edhe për Superligën e Kosovës në basketboll. Vreshtarët kanë katërt fitore e gjashtë humbje në Ligën Unike, ndërsa prizrenasit gjashtë fitore e katër humbje. Ndërsa, Ttakimi i […]

Sot ndeshje interesante në Suharekë, Golden Eagle Ylli – Teuta Foto: Ilustrim

Në këtë mesjavë po zhvillohet xhiroja e dhjetë në Ligën Unike.

Sfida e parë ishte ndërmjet Rahovecit dhe Prizreni 16, një takim shumë interesant, pasi është i vlefshëm edhe për Superligën e Kosovës në basketboll.

Vreshtarët kanë katërt fitore e gjashtë humbje në Ligën Unike, ndërsa prizrenasit gjashtë fitore e katër humbje.

Ndërsa, Ttakimi i dytë u zhvilluar ndërmjet Tirana Neptun dhe Vllaznisë.

Tiranasit kanë pesë fitore e pesë humbje, ndërsa shkodranët dy fitore e tetë humbje, ku së fundi shënuan fitore ndaj Kamza Basket.

Lideri dhe kampioni Golden Eagle Ylli do të sfidohet nga Teuta e Durrësit. Therandasit janë në formë të jashtëzakonshme, si në Ligën Unike, po ashtu edhe në elitën e basketbollit të Kosovës. Ylli ka tetë fitore e një humbje, ndërsa durrësakët pesë fitore e katër humbje. Humbja e vetme e Yllit ka ardhur nga Teuta me shifrat 78:72.

Ndeshja mes Golden Eagle Yllit dhe Teutës do të zhvillohet sot me fillim prej orës 17:00, në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë.

Ndeshja e fundit do të zhvillohet ndërmjet Kamza Basket dhe Pejës. Kamza ka dy fitore e shtatë humbje, ndërsa pejanët gjashtë fitore e tri humbje.

Liga Unike – Java 10

E mërkurë
17:00 Rahoveci vs. Prizreni 16 – 98:92 (28:26, 24:19, 17:25, 29:22)
17:00 Tirana Neptun – Vllaznia – 96:82 (14:27, 31:17, 24:17, 27:21)

E enjte
17:00 Golden Eagle Ylli – Teuta
17:00 Kamza – Peja