Sot ndeshje interesante në Suharekë, Golden Eagle Ylli – Drita

08.04.2022

Takimi i parë do të zhvillohet Golden Eagle Yllit dhe Dritës. Therandasit janë favoritë pasi kanë 19 fitore e gjashtë humbje, duke u renditur në vendin e parë, kurse gjilanasit janë të fundit me 25 humbje nga po aq ndeshje të zhvilluara. Ndeshja mes Golden Eagle Ylli dhe Dritës do të zhvillohet sonte me fillim…

Sot ndeshje interesante në Suharekë, Golden Eagle Ylli – Drita

Takimi i parë do të zhvillohet Golden Eagle Yllit dhe Dritës. Therandasit janë favoritë pasi kanë 19 fitore e gjashtë humbje, duke u renditur në vendin e parë, kurse gjilanasit janë të fundit me 25 humbje nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Ndeshja mes Golden Eagle Ylli dhe Dritës do të zhvillohet sonte me fillim prej orës 20:30, në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë.

Të shtunën do të zhvillohet sfida e rivalëve të vjetër mes Trepçës dhe Bashkimit. Mitrovicasit renditen në vendin e dytë me 17 fitore e tetë humbje, kurse prizrenasit janë në vendin e shtatë me dhjetë fitore e 15 humbje.

Ndeshje shumë interesante pritet ndërmjet Prizrenit 16 dhe Pejës, vendit të katërt, përkatësisht të tretë. Prizrenasit kanë 15 fitore e dhjetë humbje, ndërsa pejanët 16 fitore e nëntë humbje, andaj pritet një sfidë rivalizuese, me të dy skuadrat që synojnë një pozitë sa më të lartë në garat e rregullta.

Ndeshja e fundit zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Sigal Prishtinës, skuadrës së gjashtë, përkatësisht të pestë në renditje. Vreshtarët kanë 11 fitore e 14 humbje, kurse prishtinasit 12 fitore e 13 humbje.

Superliga – Java 26

E premte
20:30 Golden Eagle Ylli – Drita              

E shtunë
20:30 Trepça – Bashkimi            

E diel
17:00 Prizreni 16 – Peja
20:30 Rahoveci – Sigal Prishtina

Etiketat

Ofertat e fundit