Sot ndeshje interesante në Suharekë, Ballkani – Ulpiana
Ballkani e pret Ulpianën sot në stadiumin e qytetit në Suharekë. Është kjo ndeshje e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës. Takimi fillon sot nga ora 16:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë. Këtë ndeshje do ta drejtojë treshja: Genc Nuza, Granit Hyseni dhe Meriton Berisha, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Eridon […]
Ballkani e pret Ulpianën sot në stadiumin e qytetit në Suharekë. Është kjo ndeshje e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës.
Takimi fillon sot nga ora 16:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Këtë ndeshje do ta drejtojë treshja: Genc Nuza, Granit Hyseni dhe Meriton Berisha, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Eridon Podvorica.
Ndërsa në sistemin VAR do të jetë: Shpëtim Murtezi, AVAR: Edmond Zeqiri dhe operator do të jetë Shpetim Berisha. Kurse, vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Feriz Parllaku dhe delegat Agim Hasani.
Gjithashtu sot zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera, Malisheva e pret Dritën, kurse Drenica e pret Prishtinën.
Ndryshe, si shkak i masave anti-COVID, Ballkani ka njoftuar se asnjë person nuk lejohet të hyj në stadium pa biletë, pasi që i duhet numri serik i biletave.
Po ashtu, klubi suharekas ka njoftuar se shikuesit duhet ta ruajnë biletën edhe për pjesën e dytë, për ndryshe nuk mund të ju lejojnë hyrjen.