Sot ndeshje interesante në Suharekë, Ballkani – Ulpiana
Sezoni pranveror ka filluar të ashpërsohet me ndeshjet që kanë filluar tashmë të zhvillohen edhe gjatë mesjavës. Kështu, sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar tri takime interesante në kuadër të javës së 21-të. Ndeshje intersante vlerësohet të jetë edhe ajo mes Ballkanit dhe Ulpianës. Kjo ndeshje do të zhvillohet sot me fillim […]
Sezoni pranveror ka filluar të ashpërsohet me ndeshjet që kanë filluar tashmë të zhvillohen edhe gjatë mesjavës.
Kështu, sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar tri takime interesante në kuadër të javës së 21-të.
Ndeshje intersante vlerësohet të jetë edhe ajo mes Ballkanit dhe Ulpianës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet sot me fillim prej orës 13:00, në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Në takimin në Suharekë do të ndajnë drejtësi, gjyqtari Alban Shala, asistentët Alban Ejupi dhe Elvis Bicaj, ndërkaq gjyqtar i katërt do të jetë Eridon Podvorica.
Ndërsa në VAR do të jetë Mervan Bejtullahu, në AVAR Fatmir Sekiraqa, operator do të jetë Arianit Rrmoku, vëzhgus i gjyqtarëve Afrim Haliti dhe delegat Xhafer Dobra.