Sot ndeshje interesante në Suharekë, Ballkani – Malisheva

25.11.2021

Në këtë xhiro do të zhvillohen disa ndeshje tejet interesante. Në kuadër të kësaj jave sot do të zhvillohet ndeshja mes Ballkanit dhe Malishevës. Kjo ndeshje do të zhvillohet sot me fillim prej orës 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë. Ndryshe, Ballkani renditet e treta me gjithsej 24 pikë, ndërsa Malisheva e 8-ta me […]

Sot ndeshje interesante në Suharekë, Ballkani – Malisheva

Në këtë xhiro do të zhvillohen disa ndeshje tejet interesante.

Në kuadër të kësaj jave sot do të zhvillohet ndeshja mes Ballkanit dhe Malishevës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet sot me fillim prej orës 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ndryshe, Ballkani renditet e treta me gjithsej 24 pikë, ndërsa Malisheva e 8-ta me gjithsej 15 pikë.

Superndeshja mes Ballkanit dhe Malishevës i është besuar gjyqtarit Dardan Çaka me ndihmësit, Elvis Bicaj, Meriton Berisha dhe Lirim Jashari, ndërsa në VAR do jetë Erdall Zasella.

Kurse, në AVAR do të jetë Besnik Morina, operator do të jetë Shpëtim Berisha, vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Afrim Haliti dhe delegat është caktuar Senad Hazmiq.

Etiketat

Ofertat e fundit