Sot ndeshje e ‘nxehtë’ në Superligë, Arbëria – Ballkani

Tashmë kanë filluar të zhvillohen ndeshjet e javës së 24-të në Superligën e Koosvës në futboll.
Gjatë ditës së djeshme në kuadër të këtij kompeticioni u zhvillua ndeshja Trepça ’89 – Feronikeli, ndeshje e cila u mbyll me rezultat të barabartë 0-0.
Po ashtu dje është zhvilluar edhe ndeshja Llapi – Drenica, ku edhe kjo ndeshje u mbyll me rezultat të barabartë 3-3, si dhe ndeshja Prishtina – Besa, ku prishtinasit fituan me rezultat të thellë 5-1.
Ndërsa sot do të luhen edhe dy ndeshje në Superligë, Drita ndaj Gjilanit dhe Arbëria ndaj Ballkanit.
Ndeshja Arbëria-Ballkani zhvillohet sot duke filluar nga ora 13:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Ndeshja do të gjykohet nga Genc Nuza, i cili do të asistohet nga Fatlum Berisha, Lumturie Muhadri dhe Ilir Mehmeti.
Ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Nazmi Raci dhe delegat Agim Hasani.