Sot ndeshja miqësore KF KEK-u ndaj FC Ballkanit

07.08.2021

FC Ballkani është kthyer në Suharekë nga Turqia, ku edhe zhvilloi fazën përgatitore për edicionin e ri. Skuadra në drejtim të Bekim Isufit ka vijuar me përgatitjet për sezonin e ri në Suharekë. Krahas stërvitjeve, Ballkani po zhvillon edhe ndeshje miqësore. Gjatë ditës së sotme klubi suharekas do të zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore. Ballkani […]

Sot ndeshja miqësore KF KEK-u ndaj FC Ballkanit Foto: Ilustrim

FC Ballkani është kthyer në Suharekë nga Turqia, ku edhe zhvilloi fazën përgatitore për edicionin e ri.

Skuadra në drejtim të Bekim Isufit ka vijuar me përgatitjet për sezonin e ri në Suharekë.

Krahas stërvitjeve, Ballkani po zhvillon edhe ndeshje miqësore.

Gjatë ditës së sotme klubi suharekas do të zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore.

Ballkani do të përballet me KF KEK-un në miqësore në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.

Miqësorja zhvillohet sot me fillim nga ora 17:00.