Sot ndeshja Ferronikeli – Ballkani, “luanët” e Ismet Munishit kërkojnë tre pikë

Sot zhvillohet ndeshja interesante në mes të Ballkanit dhe Ferronikelit në kuadër të javës së 30-të të Superligës në futboll.

Në ndeshjën që zhvillohet në Drenas duke filluar nga ora 17:00, Ballkani do mundohet t’i merr tri pikë nga ky duel duke u munduar ta shfrytëzoj rezultatin e takimit Prishtina-Drita për të qëndruar në hap me kreun e kampionatit.

Ndeshjën e sotme Ferronikeli-Ballkani, pritet ta drejtojë treshja: Besfort Kasumi, Imran Kabashi dhe Granit Hyseni, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala.

Derisa Ballkani qëndron në vendin e tretë me 59, Ferronikeli ka vetëm 44 pikë dhe gjendet në vendin e pestë.

Sfida ndaj Ferronikelit duket të jetë interesante për ekipin e Ismet Munishit, duke pasur parasysh që në ndeshjet e fundit Ballkani ka treguar një performancë tejet të mirë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.