Sot mësohet skuadra e fundit çerekfinaliste e Kupës së Kosovës

07.02.2022

Në orarin e planifikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) për ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, sot do të zhvillohet ndeshja e fundit në mes të Ferizajt dhe Llapit. Ndeshja ndërmjet Ferizajt dhe Llapit zhvillohet sot në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, ku ky takim fillon nga ora 13:00. […]

Sot mësohet skuadra e fundit çerekfinaliste e Kupës së Kosovës Foto: Ilustrim

Në orarin e planifikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) për ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, sot do të zhvillohet ndeshja e fundit në mes të Ferizajt dhe Llapit.

Ndeshja ndërmjet Ferizajt dhe Llapit zhvillohet sot në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, ku ky takim fillon nga ora 13:00.

Ndryshe, klubi i Llapit vitin e kaluar e fitoi trofeun e Kupës së Kosovës, ku këtë po e synon edhe këtë vit.

Por, si duket nuk do ta ketë të lehtë ndeshjen Llapi ndaj Ferizajt pasiqë ekipi i Arbnor Morinës po kalon momente të mira në Ligën e Parë të Kosovës.

Madje pothuajse është në luftë direkte për rikthim në elitën e futbollit kosovar, Superligë.

Ndërkaq, të shtunën dhe të dielën u zhvilluar shtatë ndeshje në kuadër të 1/8 së finales, dhe biletën drejt çerekfinales e siguruan: Gjilani, Ramiz Sadiku, Ulpiana, Onix, Drita, Ballkani dhe Prishtina.