Sot mbahet ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike, ekipit të Kosovës i prijnë Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova
Gjatë ditës së sotme, 23 korrik, hapen zyrtarisht Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Në këto Lojëra Olimpike, ekipi i Kosovës përfaqësohet nga 11 garues në sporte dhe disiplina të ndryshme. Përkundër se “Tokio 2020” ka filluar para disa ditësh me sporte dhe disiplina, por sot do të hapet edhe zyrtarisht me ceremoni. Lojërat Olimpike Tokio 2020 […]
Gjatë ditës së sotme, 23 korrik, hapen zyrtarisht Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Në këto Lojëra Olimpike, ekipi i Kosovës përfaqësohet nga 11 garues në sporte dhe disiplina të ndryshme.
Përkundër se “Tokio 2020” ka filluar para disa ditësh me sporte dhe disiplina, por sot do të hapet edhe zyrtarisht me ceremoni.
Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të hapen sot me ceremoninë e cila zhvillohet në stadiumin olimpik të Tokios.
Ceremonia nis në ora 13:00 me kohën tonë lokale dhe në 20:00 me kohën lokale të Japonisë.
Ekipit olimpik të Kosovës në pjesën e parakalimit të ekipeve, do t’i prijnë bajraktarët, Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova.