Kosova debuton me një fitore dhe një humbje në garat ‘3×3’

Kosova për herë të parë do të paraqitet në garat 3×3. Ekipi i Kosovës të sot do të marrë pjesë në kualifikimet e 3×3 në FIBA Europe Cupe. Garat do të zhvillohen të dielën në Konstanca të Rumanisë.  

Dardanët në ndeshjen e parë u ballafaquan me super fuqinë botërore në këtë sport, Slloveninë. Përkundër angazhimit, sllovenët ishin më të mirë dhe shfrytëzuan përvojën e tyre në këtë garë, duke fituar në fund me rezultat 21:8. Arti Hajdari shënoi katër pikë për Kosovën në këtë ndeshje.  

Më pas Kosova u takua me Andorrën, ku dominoi totalisht, duke fituar bindshëm 21:6. Kosova ishte më e mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe rezultati ka mundur të jetë edhe më i lartë. Arti Hajdari shënoi tetë pikë në këtë ndeshje, Altin Sahiti 6, Albatrit Berisha 4 dhe Arian Mehmeti 3. 

Kështu Kosova debutoi me një fitore dhe një humbje, duke u renditur e dyta, që është një sukses duke marrë parasysh se ishte hera e parë që merr pjesë në gara të tilla. 

Ekipi i Kosovës përbëhej nga Altin Sahiti, Albatrit Berisha, Arti Hajdari dhe Arian Mehmeti, derisa koordinator Agon Fehmiu.

Në ndeshjen e fundit Sllovenia mundi Andorrën 21:8. Sllovenia u rendit e para dhe u kualifikua tutje, Kosova e dyta dhe Andorra e treta. 

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.