Sot hidhet shorti për Champions League

Sot do të hidhet shorti për fazën e 1/16 të Ligës së Kampionëve, ku kjo ceremoni do të mbahet në Nion të Zvicrës duke filluar nga ora 12:00.

Pjesë e shortit do të jenë tetë fitues të grupeve si dhe tetë vende të dyta kurse asnjë klub nuk ka mundësi të zhvillojë ndeshje kundër klubit me të cilin edhe kanë qenë në grup të njëjtë.

Fitues të grupeve në shortin e fazës të 1/16 do të jenë ekipet si: Barcelona, Juventus, Bayern Munich, Liverpool, Leipzig, Paris Saint-Germain, Manchester City si dhe Valencia, ndërsa si vend të dytë janë të kualifikuara ekipet si: Chelsea, Atletico, Atlanta, Napoli, Lyon, Dortmund, Tottenham Hotsupur si dhe Real Madrid, raporton lajmi.net

Ndryshe fituesit e grupeve ndeshjen e dytë do ta zhvillojnë në shtëpi, e që kjo fazë e 1/16 pritet të sjellë ndeshje mjaft interesante.

Kurse këto ndeshje të kësaj faze pritet të luhen me datën 18, 19, 25 dhe 26 shkurt dhe ndeshjet e kthimit do të luhen më 10, 11, 17 dhe 18 mars.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.