Në këtë manifestim do të nderohen me çmime më të mirët e vitit 2021 në futbollin e Kosovës.

Edhe sivjet ceremonia e më të mirëve do të mbahet pa mysafirë, por vetëm me praninë e laureatëve, për shkak të masave në fuqi për mbrojtje nga COVID-19.

Ky manifestim mbahet në objektin e Klan Kosovës dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në orën 17:00.