Sot ‘El Clasico’, Barcelona – Real Madrid, formacionet e mundshme

Barcelona dhe Real Madrid sonte do të luajnë El Clasicon e parë të këtij sezoni.

Katalunasit janë nikoqir të Mbretërve në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në La Liga, e cila zhvillohet në Camp Nou nga ora 20:00.

Të dy skuadrat vijnë pas barazimeve të arritura javën e kaluar. Skuadra e Valverde barazoi me Real Sociedadin, ndërsa djelmoshat e Zinedine Zidane arritën të barazonin rezultatin në minutat e fundit në ndeshjen ndaj Valencisë.

Barcelona dhe Real Madrid në këtë ndeshje pritet të renditen me sistemin 4-3-3, raporton lajmi.net

Formacionet e mundshme:

Barcelona (4-3-3):
Ter Stegen;
Semedo, Pique, Lenglet, Alba;
Rakitic, Busquets, De Jong;
Messi, Suarez, Griezmann

Real Madrid (4-3-3):
Courtois;
Carvajal, Varane, Ramos, Mendy;
Kroos, Casemiro, Valverde;
Rodrygo, Benzema, Vinicius.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.