Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës

17.04.2021

Gjatë kësaj fundjave në Superligën e Kosovës zhvillohen ndeshjet e javës së 29-të. Kjo fundjavë pritet të sjellë takime mjaft interesante. Sot do të zhvillohen dy ndeshje, ku Prishtina që po lufton për titull do të luajë në shtëpi ndaj Arbërisë që mbanë pozitën e nëntë në renditje. Njëra nga ndeshjet me rivalitet të fortë […]

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës Foto: Ilustrim

Gjatë kësaj fundjave në Superligën e Kosovës zhvillohen ndeshjet e javës së 29-të.

Kjo fundjavë pritet të sjellë takime mjaft interesante.

Sot do të zhvillohen dy ndeshje, ku Prishtina që po lufton për titull do të luajë në shtëpi ndaj Arbërisë që mbanë pozitën e nëntë në renditje.

Njëra nga ndeshjet me rivalitet të fortë pritet të jetë në Gjilan, ku Gjilani do të përballet me Llapin.

Ky takim pritet të jetë i “nxehtë” pasi që kjo ndeshje do të jetë jetik për Llapin, pasi ju duhet fitorja në mënyrë që t’iu shmanget mbijetesës.

Aktualisht Prishtina ndodhet në vendin e 3-të me 57 pikë, Arbëria në atë të 9-të me 27 pikë, ndërsa Gjilani në atë të 4-të me 43 pikë dhe Llapi në vendin e 7-të me gjithsej 33 pikë.

E shtunë – 15:00
Gjilani – Llapi
(Gjyqtarët: S. Isufi, S. Berisha, F. Abrashi, L. Jashari)

Prishtina – Arbëria
(Gjyqtarët: G. Shala, I. Kabashi, A. Ejupi, V. Ibërdemaj)