Sot derbi në Superligë, SC Gjilani – FC Ballkani

24.02.2021

Xhiroja e 21-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet në këtë mesjavë. Vëmendja më e madhe pritet të jetë në Gjilan, aty ku SC Gjilani do të përballet ndaj FC Ballkanit. Ky takim zhvillohet sot (e mërkurë) nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan. Po ashtu gjatë ditës së djeshme, suharekasit […]

Sot derbi në Superligë, SC Gjilani – FC Ballkani Foto: Ilustrim

Xhiroja e 21-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet në këtë mesjavë.

Vëmendja më e madhe pritet të jetë në Gjilan, aty ku SC Gjilani do të përballet ndaj FC Ballkanit.

Ky takim zhvillohet sot (e mërkurë) nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme, suharekasit kanë kryer stërvitjen e fundit për përballjen ndaj Gjilanit.

Kujtojmë se të dielën u zhvillua ndeshja në mes të Ballkanit dhe Feronikelit, ku suharekasit shënuan fitore me rezultat 1-0, ishte Mirlind Daku i cili e shënoi golin e fitores në minutën e 80’të.