Prishtina e pret Ballkanin sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Është kjo ndeshje e xhiros së dytë të Superligës, ndërkaq vlerësohet si kryendeshja e xhiros së dytë.
Takimi fillon nga ora 17:00.
Gjithashtu sot zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera. Feronikeli e pret Gjilanin, kurse Dukagjini Drenicën.
Dje janë zhvilluar dy ndeshje të tjera. Malisheva ka dalë fitues nga Ulpiana, ndërsa Drita dhe Llapi kanë barazuar.