Sot derbi në Superligë, Drita dhe Ballkani luajnë për kreun

26.02.2022

Derbi i kësaj xhiro padyshim që është ajo mes Dritës dhe Ballkanit, ku ky takim zhvillohet sot në stadiumin e qytetit në Gjilan. Ndeshja mes Dritës dhe Ballkanit vlerësohet si ndeshje kryesore e xhiros së 22-të pasiqë dy skuadrat janë në garë për titullin e kampionit dhe se përballja e tyre në stadiumin e Gjilanit […]

Sot derbi në Superligë, Drita dhe Ballkani luajnë për kreun Foto: Ilustrim

Derbi i kësaj xhiro padyshim që është ajo mes Dritës dhe Ballkanit, ku ky takim zhvillohet sot në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Ndeshja mes Dritës dhe Ballkanit vlerësohet si ndeshje kryesore e xhiros së 22-të pasiqë dy skuadrat janë në garë për titullin e kampionit dhe se përballja e tyre në stadiumin e Gjilanit pritet të jetë e ‘zjarrtë’.

Klubi i Dritës ndodhet në vendin e tretë në renditjen tabelare me 41 pikë, kështu vetëm një më pak se Gjilanit dhe Ballkanit që ndajnë pozitën e parë.

Gjilanasit në gjashtë sfidat e fundit nuk dinë për humbje ku kanë marrë pesë fitore e një barazim, derisa Ballkani ka pesë fitore e një humbje në gjashtë takimet e fundit.

Ndeshja mes Dritës dhe Ballkanit zhvillohet sot me fillim prej orës 13:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme do të zhvillohet edhe ndeshja mes Llapit dhe Malishevës, ndeshje kjo që luhet sot me fillim prej orës 13:00.

Superliga – XXII

E shtunë

Drita – Ballkani (13:00)

Llapi – Malisheva (13:00)

E diel

Ulpiana – Drenica (13:00)

Feronikeli – Dukagjini (13:00)

Prishtina – Gjilani (13:30)