Sot derbi në Suharekë, Ballkani kërkon fitoren ndaj Dritës dhe vendin e parë në tabelë

06.11.2021

Derbi i kësaj jave, do të zhvillohet sot në stadiumin e qytetit në Suharekë, ku Ballkani e pret Dritën, me fillim nga ora 13:00. Po ashtu ndeshje tejet interesante vlerësohet të jetë edhe ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës. Në renditjen tabelare të Superligës, klubi gjilanas, Drita mban pozitën e parë me 22 pikë, duke lënë […]

Derbi i kësaj jave, do të zhvillohet sot në stadiumin e qytetit në Suharekë, ku Ballkani e pret Dritën, me fillim nga ora 13:00.

Po ashtu ndeshje tejet interesante vlerësohet të jetë edhe ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës.

Në renditjen tabelare të Superligës, klubi gjilanas, Drita mban pozitën e parë me 22 pikë, duke lënë pas Ballkanin të dytën me 21 pikë.

Ndryshe, në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave lidere ishte mbylluar pa gola në stadiumin e Gjilanit, ndërkaq ndeshje e kësaj jave në Suharekë premton spektakël.

Kjo pasiqë skuadrat do të kërkojnë nga tri pikë, e që do të jenë edhe të mirëseardhura në “luftën” për kreun e tabelës.

Ballkani do të tentoj ta rrëzojë Dritën nga froni që e rrëmbeu javën që sapo lamë pas, kjo pasiqë skuadra suharekase është edhe vendas dhe motivohet nga tifozët “Xhebrailat”,