Sot derbi në Ligën Unike, Rahoveci – Golden Eagle Ylli

Xhiroja e katërt në Ligën Unike që do të zhvillohet në fundjavë do të sjellë përballje interesante.

13.11.2021 / Sport

Sot derbi në Ligën Unike, Rahoveci – Golden Eagle Ylli
Foto: Ilustrim

Dueli i parë do të zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit. Këto dy skuadra kanë rivalitet ndërmjet tyre dhe sfidat mes tyre kanë qenë shumë interesante dhe kështu pritet edhe të shtunën. Vreshtarët nuk e kanë nisur mirë edicionin, duke regjistruar tri humbje në tri ndeshje, ndërsa kampionët e Ligës Unike, kanë dy fitore dhe një humbje.

Të shtunën mbrëma zhvillohet sfida interesante mes dy skuadrave shqiptare, Kamza Basket dhe Teutës. Të dy skuadrat kanë grumbulluar nga pesë pikë, andaj pritet një përballje rivalizuese.


Prizreni 16 e pret Vllazninë e Shkodrës, në një duel ky të dy skuadrat luajnë vetëm për fitore. Prizrenasit kanë dy fitore dhe një humbje, ndërsa shkodranët një fitore dhe dy humbje.

Ndeshja e fundit, por shumë interesante zhvillohet mes Tirana Neptunit dhe Pejës. Tiranasit kanë një fitore dhe dy humbje, kurse pejanët dy fitore dhe një humbje. Të dy skuadrat kanë ambicie të mëdha për këtë edicion, andaj pritet një takim shumë interesant.

Java 4 – Liga Unike

E shtunë
17:00 Rahoveci – Golden Eagle Ylli
19:00 Kamza Basket – Teuta

E diel
17:00 Prizreni 16 – Vllaznia
19:00 Tirana Neptun – Peja

Parandalimi është shërim! Tumor markerët dhe roli i tyre në diagnostifikimin e kancerit

Tumor markerët janë substanca që lëshohen nga qelizat kancerogjene ose prodhohen nga trupi në reagim ndaj një tumori malinj ose...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *