Sonte zhvillohen ndeshje vendimtare për ekipet shqiptare në Europa League dhe Conference League
E enjtja e mbrëmjes sjell përballje të rëndësishme në kuadër të garave evropiane të UEFA-s, ku disa skuadra shqiptare do të zbresin në fushë për të kërkuar kualifikimin në fazat e mëtejshme të Europa League dhe Conference League.
Java evropiane nis nga ora 17:00, ku Vllaznia e Shkodrës do të jetë mysafire e BFC Daugavpils në Letoni. Kuqeblutë kërkojnë përmbysjen e rezultatit, pasi humbën ndeshjen e parë në Shkodër me rezultat minimal 1:0.
Nga ora 19:00, Deciçi i Malit të Zi do të përballet me Sileksin, në një tjetër duel që pritet me interes në kuadër të Conference League.
Në orën 20:00, FC Prishtina rikthehet në stadiumin “Fadil Vokrri” për të përballuar skuadrën e mirënjohur moldave, Sheriff Tiraspol. Prishtinasit do të kërkojnë një paraqitje solide para tifozëve për të siguruar një rezultat pozitiv.
Po ashtu, në të njëjtin orar (20:00), Partizani i Tiranës do të luajë ndaj skuadrës Kalju nga Estonia, në një tjetër sfidë të rëndësishme për ekipin e kuq.
Ndërkohë, nga ora 20:45, Malisheva do të luajë si mysafire kundër Vikingurit në Islandë, në përpjekje për të shkruar historinë në garat evropiane.
Tifozët shqiptarë pritet të ndjekin me interes këto përballje, me shpresën se ekipet nga trojet do të arrijnë rezultate të suksesshme në arenën ndërkombëtare.