Sonte zhvillohen dy ndeshje të kthimit çerekfinale në Champions League

14.04.2021

Sonte rikthehen ndeshjet në Champions League. Në kuadër të këtij kompeticioni do të zhvillohen dy super ndeshje të kthimit çerekfinale. Borussia Dortmund luan ndaj Manchester City në ndeshjen e dytë çerekfinale, ku klubi anglez në drejtim të Pepe Guardiolas në ndeshjen e parë kishte arritur të fitonte me rezultat 1-2. Ndërsa në anën tjetër, Liverpool […]

Sonte zhvillohen dy ndeshje të kthimit çerekfinale në Champions League Foto: Ilustrim

Sonte rikthehen ndeshjet në Champions League.

Në kuadër të këtij kompeticioni do të zhvillohen dy super ndeshje të kthimit çerekfinale.

Borussia Dortmund luan ndaj Manchester City në ndeshjen e dytë çerekfinale, ku klubi anglez në drejtim të Pepe Guardiolas në ndeshjen e parë kishte arritur të fitonte me rezultat 1-2.

Ndërsa në anën tjetër, Liverpool e pret në “Anfield” klubin spanjoll, Real Madrid.

Real Madrid në drejtim të Zinedine Zidane në ndeshjen e parë kishte arritur të fitonte me rezultat 3-1.

Ndryshe këto dy super ndeshje zhvillohen me fillim prej orës 21:00.