Sonte nis spektakli i Kupës së Botës, mbi 80 mijë tifozë priten në stadium për ndeshjen hapëse
Kupa e Botës 2026 nis zyrtarisht sonte me ndeshjen hapëse ndërmjet Meksikës dhe Afrikës së Jugut, e cila do të zhvillohet në stadiumin legjendar “Estadio Azteca”.
Foto: Ilustrim
Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, pasi mbi 80 mijë tifozë do të jenë të pranishëm në tribunat e stadiumit për të ndjekur nga afër sfidën e parë të turneut më prestigjioz të futbollit botëror.
Kjo përballje sjell edhe një simbolikë të veçantë, pasi Meksika dhe Afrika e Jugut ishin gjithashtu protagonistet e ndeshjes hapëse të Kupës së Botës 2010, e zhvilluar në Johanesburg.
Takimi do të fillojë në orën 21:00 dhe do të shënojë fillimin e një muaji plot emocione, rivalitet dhe spektakël futbollistik.
