Sonte ndeshje historike në Kosovë, Feronikeli ndaj AC Milan

Sonte ndeshje historike në Kosovë, Feronikeli ndaj AC Milan

Sonte në fushën e “Fadil Vokrrit” zbret klubi më i madh që e ka vizituar ndonjëherë vendin tonë.

Prej 20:45, Feronikeli zhvillon miqësoren kundër gjigantit italian Milan, që edhe pse ka humbur shkëlqimin prej vitesh, mbetet mes emblemave më të respektuara të futbollit botëror, përcjellë Gazeta Olle.

Nuk dihet ende se sa shikues do të jenë në stadium pas ndryshimit të cmimeve nga ana e organizatorit, që ka ardhur si pasojë e interesimit shumë të vogël për shkak të cmimeve që fillimisht ishin shumë të larta.

Befasia e këndshme për milanistët që do të jenë të pranishëm në stadium, do të jetë trofeu i Ligës së Kampionëve që Milani do ta shfaqë për tifozët.

Trajneri i Milanit, Giampaolo, e ka thuasje të plotë grupin, me vetëm dy emra që nuk janë përfshirë më listë: portieri veteran, Reina, dhe blerja më e re, Duarte.

Lista e Milanit për Feronikelin:

Portierë: Donnarumma G., Donnarumma A., Soncin.

Mbrojtës: Calabria, Conti, Gabbia, Laxalt, Musacchio, Rodríguez, Romagnoli, Strinić.

Mesfushorë: Biglia, Bonaventura, Borini, Brescianini, Calhanoğlu, Krunić, Paquetá, Maldini.

Sulmues: André Silva, Castillejo, Leão, Piątek, Suso.

Biletat për miqësoren blihen vetëm online, duke klikuar KËTU, raporton organizatori.
Biletat që kanë kushtuar 35 euro, tani do të jenë 15 euro.
Biletat që kanë kushtuar 50 euro, tani do të jenë 35 euro.
Biletat që kanë kushtuar 90 euro, tani do të jenë 59 dhe 69 euro.
Biletat që kanë kushtuar 115 euro, tani do të jenë 89 euro./Gazeta Olle/

RAPORTO