Sonte finalja e madhe e Superkupës Mbarëkombëtare, Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

17.10.2021

Skuadra nga Suhareka në gjysmëfinale kishte mundur Teutën nga Durrësi, kurse prishtinasit mposhtën Vllazninë e Shkodrës. Kjo do të jetë finalja mes dy skuadrave nga Kosova. Ylli është kampion i Kosovës dhe Ligës Unike, kurse Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës. Suharekasit shpresojnë në trofeun e tretë në histori të klubit, ndërsa kryeqytetasit duan […]

Sonte finalja e madhe e Superkupës Mbarëkombëtare, Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina Foto: Ilustrim

Skuadra nga Suhareka në gjysmëfinale kishte mundur Teutën nga Durrësi, kurse prishtinasit mposhtën Vllazninë e Shkodrës.

Kjo do të jetë finalja mes dy skuadrave nga Kosova. Ylli është kampion i Kosovës dhe Ligës Unike, kurse Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës. Suharekasit shpresojnë në trofeun e tretë në histori të klubit, ndërsa kryeqytetasit duan të shtojnë edhe një trofe në sirtarin e saj.

Kjo është hera e parë që organizohet Superkupa Mbarëkombëtare nga Liga Unike, e ndihmuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Federata Shqiptare e Basketbollit.

Ditë më parë u organizua Superkupa Mbarëkombëtare e femrave në Vlorë. Në mesjavë do të fillojë Liga Unike në konkurrencën e femrave, kurse në fundjavën e ardhshme do të fillojë Liga Unike në konkurrencën e meshkujve.