Pas përfundimit të sezonave të ligave, sonte përfundohet edhe sezona 2020/21 e Champions League.
Sonte në finalen e UEFA Champions League në sezonin 2020/21 do të përballen dy skuadrat angleze, Chelsea dhe Manchester City.
Dy klubet angleze, takohen sonte me fillim prej orës 21:00 në stadiumin e Portos “Estádio do Dragão” në Portugali.
It’s #UCLFinal day!
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 29, 2021
COME ON CHELSEA! ✊ pic.twitter.com/4kjXksqEVC
Finalja e sotme e Champions-it zhvillohet me prani të shikuesve me rreth 17 mijë tifozë.
Pep Guardiola me Man Cityn do të tentoj të shkruaj histori duke e fituar për herë të parë titullin e Champions League. Ndërsa Thomas Tuchel do të tentoj t’a fitojë për herë të dytë trofeun e Championsit për Chelsean dhe të parin (personal).
𝑻𝒉𝒊𝒔 is the day.#ThisIsOurCity
— Manchester City (@ManCity) May 29, 2021
⚽️ #UCLFinal
🔷 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/Nq11HL67ci