Çlirim Gashi
11.05.2019, 10:54

Sonte dueli i vitit, Haxhi Krasniqi kundër Stefan Haertel

Sonte do të zhvillohet dueli i vitit për boksierin shqiptar Haxhi Krasniqi. Ai për kundërshtar do ta ketë gjermanin Stefan Haertel.

Kjo ndeshje ishte shtyer nga nëntori i vitit të kaluar pasi që Haertel nuk ishte në gjendje të boksonte për shkaqe shëndetësore.Tani pas gjashtë muajve Krasniqi, duket të jetë në formë sidomos pasi fitores në duelin kundër Rony Landaeta, ku Robini e fitoj me pikë.           

Magdeburgu është vend i veçantë për Haxhiun pasi ai ka jetuar gjashtë vite. Ndeshja për titullin evropian në kategorinë e mesme do të zhvillohet pikërisht në këtë vend, transmeton RTK.

Salla e sportit e qytetit do të jetë arena e gladiatorëve. Krasniqi dhe Haertel kanë marrëdhënie shumë të mira personale.Mbetet të shihet nëse Robin Krasniqi do të arrijë ta mbrojë titullin.

LEXO PO ASHTU:  Nainggolan rikthehet te Interi, por jo edhe Icardi

Ai deri më tani ka zhvilluar 54 duele dhe ka arritur t’i fitojë 49, nga të cilat 17 me nokaut, shkruan kosovari.info. Po ashtu ai ka edhe pesë duele që i ka përmbyllur mes barazim. Dueli në mes tyre do të fillojë nga ora 22 e 35 minuta.

Potenciali dhe kushtet që ofrojnë bizneset e Suharekës

Produktet gjithmonë janë prodhuar me një pasion të madh për luksin dhe rehatinë si dhe në përshtatje me prirjet më të fundit të dizajnit.