Sonte derbi në Superligë, Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli
- 02.04.2022
- 0 komente
Xhiroja e 25-të e Superligës së Kosovës në basketboll do të dhurojë disa ndeshje shumë interesante.

Takimi i parë është zhvilluar dje mes Dritës dhe Prizrenit 16.
Ndërkaq, sot (e shtunë) do të zhvillohet një duel interesant mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit. Prishtinasit kanë 12 fitore e 12 humbje, kurse therandasit 18 fitore e gjashtë humbje.
Një sfidë me mjaft interes është ndërmjet finalistëve të Kupës, Pejës dhe Trepçës. Pejanët kanë 15 fitore e nëntë humbje, duke u renditur në vendin e tretë, kurse mitrovicasit kanë 17 fitore e shtatë humbje, duke u renditur në vendin e dytë.
Përballje me shumë rëndësi është Bashkimi dhe Rahovecit, që renditen në vendin e shtatë, përkatësisht të gjashtë, me Vreshtarët që kanë dy pikë më shumë se prizrenasit. Bashkimi ka nëntë fitore e 15 humbje, kurse Rahoveci ka 11 fitore e 13 humbje.
Superliga – Java 25
E shtunë
19:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli
E diel
17:00 Peja – Trepça
19:00 Bashkimi – Rahoveci
Leave a Reply