Sonte derbi në Suharekë, Golden Eagle Ylli – Rahoveci

13.10.2021

Takim shumë interesant do të zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit, dy skuadra që kanë rivalitet mes tyre. Të dy skuadrat nuk e kanë nisur aq mbarë edicionin e ri dhe kjo e rrit edhe më shumë presonin për fitore. Therandasit pas tri humbjeve radhazi, mundën Sigal Prishtinën dhe RC Cola Dritën, kurse Vreshtarët […]

Sonte derbi në Suharekë, Golden Eagle Ylli – Rahoveci Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Takim shumë interesant do të zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit, dy skuadra që kanë rivalitet mes tyre. Të dy skuadrat nuk e kanë nisur aq mbarë edicionin e ri dhe kjo e rrit edhe më shumë presonin për fitore.

Therandasit pas tri humbjeve radhazi, mundën Sigal Prishtinën dhe RC Cola Dritën, kurse Vreshtarët kanë vetëm një fitore dhe katër humbje. Takimet mes këtyre dy skuadrave kanë dhuruar ndeshje interesante dhe kështu pritet edhe të mërkurën.

Ndeshja Golden Eagle Ylli – Rahovec, zhvillohet sot me fillim prej orës 17:00 në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

KB Ylli ka njoftuar se biletat mund ti bleni të Merkuren pas orës 12:00 te kiosku “Flori” dhe kushtojnë 2 Euro.

Po ashtu, klubi suharekas ka bërë të ditur se shikuesit në palestrat sportive duhet të respektojnë masat mbrojtëse:
Respektimi i distancës 1,5 metra;
Vendosjen e maskës (mbi hundë) dhe ulëset 1 në 3 ulëse.
Si dhe të posedojnë dëshmitë:Certifikatën e vaksinimit (dhe Letërnjoftimin) për vaksinimin e plotë kundër COVID-19.

Shikuesit do të lejohet të hyjnë në palestër 30 minuta para ndeshjes, ndërsa dyert do të mbyllen 10 minuta para fillimit të ndeshjes.