Sonte Ballkani kërkon të shkruaj historinë me kualifikim në fazën e grupeve në Conference League

25.08.2022

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani, sonte do të kërkojë që ta shkruaj historinë në sportin kosovar, ku do të synojë të mbrojë rezultatin e krijuar përballë FC Shkupit. Në ndeshjen e parë të zhvilluar një javë më parë, Ballkani shënoi fitore me rezultat 1-2. Për kualifikim, Ballkanit i mjafton vetëm një barazim për të ecur […]

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani, sonte do të kërkojë që ta shkruaj historinë në sportin kosovar, ku do të synojë të mbrojë rezultatin e krijuar përballë FC Shkupit.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar një javë më parë, Ballkani shënoi fitore me rezultat 1-2.

Për kualifikim, Ballkanit i mjafton vetëm një barazim për të ecur tutje në fazën e grupeve të Europa Conference League.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.