Çlirim Gashi
10.07.2019, 13:31

Solskjaer shpreson se De Gea do të nënshkruajë kontratë të re

“Ne shpresojmë se do ta zgjidhim”, tha Solskjaer, i cili mban shpresa ende se De Gea do të nënshkruaj marrëveshje të re me Manchester United.

Spanjolli është lidhur me një largim nga Old Trafford këtë verë, por trajneri i Manchester United pretendon se bisedimet për një kontratë të re po përparojnë.

Ole Gunnar Solskjaer ende shpreson që Manchester United mund ta lidhë David de Gean me një marrëveshje të re, por pranon se është ‘me fat’ të ketë portierin e vlerësuar në radhët e tij.

28-vjeçari u bashkua me Manchester United nga Atletico Madrid në vitin 2011 dhe prej atëherë ka vazhduar të bëjë 357 paraqitje për klubin në të gjitha garat.

LEXO PO ASHTU:  Dy katërshe të gjyqtarëve nga Kosova gjykojnë në Europa League

Megjithatë, ai ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij ekzistuese në United dhe ende nuk është pajtuar me kushtet e reja pavarësisht nga hapja e negociatave me klubin në fillim të këtij viti.

Potenciali dhe kushtet që ofrojnë bizneset e Suharekës

Produktet gjithmonë janë prodhuar me një pasion të madh për luksin dhe rehatinë si dhe në përshtatje me prirjet më të fundit të dizajnit.

Gjatë një konference shtypi në Perth të mërkurën në mëngjes, Solskjaer këmbënguli se ka shenja “pozitive” se De Gea do të injorojë thashethemet e transferimit dhe do të zotojë të ardhmen e tij në United.