Solskjaer: Lukaku është i rëndësishëm për Man Utd pavarësisht që ai është në stol
- 19.01.2019

Sulmuesi belg ka filluar vetëm një ndeshje pasi që menaxheri i ri mori përsipër, por ai mbetet një lojtar kyç në skuadrën angleze.
Menaxheri kryesor i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer këmbënguli se Romelu Lukaku është një “pjesë e madhe” e skuadrës së tij, pavarësisht se sulmuesi belg e gjen veten në stol në Old Trafford.
Lukaku ka nisur vetëm një ndeshje pasi që Solskjaer zëvendësoi Jose Mourinho muajin e kaluar – një fitore të raundit të tretë të FA Cup.
Ylli i Belgjikës ka bërë tri paraqitje zëvendësuese në Premier Ligë, duke shënuar dy herë, pasi Solskjaer preferon një top treshe të Marcus Rashford, Anthony Martial dhe Jesse Lingard.
Megjithatë, Solskjaer tha se Lukaku mbetet një anëtar i rëndësishëm i skuadrës së Unitedit përpara ndeshjes së të shtunës me Brighton dhe Hove Albion.