Solskjaer i gatshëm të jap dorëheqje nga Manchester United

19.10.2019

Ole Gunnar Solskjaer është i përgatitur për të dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit, mirëpo do ta bëjë këtë gjë vetëm nëse beson se po e dëmton klubin për të cilin edhe kishte luajtur si futbollist. Pas shkarkimit të Jose Mourinho nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit, drejtuesit e klubit ia […]

Solskjaer i gatshëm të jap dorëheqje nga Manchester United Foto: Ilustrim

Ole Gunnar Solskjaer është i përgatitur për të dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit, mirëpo do ta bëjë këtë gjë vetëm nëse beson se po e dëmton klubin për të cilin edhe kishte luajtur si futbollist.

Pas shkarkimit të Jose Mourinho nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit, drejtuesit e klubit ia besuan këtë detyrë legjendës së klubit, Ole Gunnar Solskjaer, i cili fillimisht erdhi si trajner i përkohshëm, transmeton Gazeta Express.

Manchester Unitedi u ringjall në javët e para që nga emërimi i Solskjaer duke arritur fitore pas fitoreje,. Megjithatë, pas emërimit të Solskjaer si trajner permanent, forma e “Djajve të kuq” ra sërish dhe ata s’arritën ta sigurojnë një vend kualifikues për këtë sezon të Ligës së Kampionëve.

Ky sezon i ri ka nisur dobët për Manchester Unitedin, të cilët e kanë shënuar nisjen më të keqe të një sezoni gjatë epokës së Premierligës dhe për momentin radhiten në pozitën e 12-të në tabelë, vetëm dy pikë larg zonës së rrezikut.

Këto rezultate kanë bërë që të shtohet presioni mbi trajnerin norvegjez, mirëpo ai ende beson se është njeriu i duhur për ta kthyer Manchester Unitedin në majat e futbollit anglez dhe evropian.

E përditshmja angleze Metro raporton se nëse kjo situatë do të ndryshonte dhe do të bëhej e qartë se Solskjaer s’mund t’i ndihmojë klubit, atëherë ai është i gatshëm të japë dorëheqje dhe të largohet nga kontrata trevjeçare me klubi.