Solomon i FC Ballkanit shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

09.11.2021

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 13-të në Superligë është shpallur futbollisti nigerian në radhët e FC Ballkani, Theophilus Solomon. Sulmuesi 25-vjeçar i portokallezinjve ishte vendimtar në fitoren që skuadra e tij e arriti në derbin e javës kundër Drita FC (2:0). Ai shënoi të dy golat e kësaj përballje, duke ia mundësuar FC Ballkanit […]

Solomon i FC Ballkanit shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës Foto: Ilustrim

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 13-të në Superligë është shpallur futbollisti nigerian në radhët e FC Ballkani, Theophilus Solomon.

Sulmuesi 25-vjeçar i portokallezinjve ishte vendimtar në fitoren që skuadra e tij e arriti në derbin e javës kundër Drita FC (2:0). Ai shënoi të dy golat e kësaj përballje, duke ia mundësuar FC Ballkanit që të rikthehet në pozitën e parë.

Sulmuesi nigerian bëri bujë të madhe me transferimin te Ballkani, pasi vlerësohet si një futbollist mjaft produktiv dhe tashmë dalëngadalë po e kap formën e tij më të mirë edhe në futbollin kosovar, pasi përveç se ka shënuar 3 gola, ndeshje pas ndeshjesh po u shkakton telashe mbrojtjeve kundërshtare.