Solomon i FC Ballkanit: Futbolli kosovar është fenomenal

09.11.2021

Solomon deri tani ka shënuar tri gola, dy prej të cilëve i gjeti në ndeshjen ndaj Dritës në fundjavë në fitoren 2:0. 25 vjeçari shprehet shumë i lumtur që është pjesë e futbollit kosovar – teksa e shpjegon se Superliga është kompeticion mjaft i vështirë. “Futbolli kosovar është fenomenal dhe disi i vështirë. Me skuadrën […]

Solomon i FC Ballkanit: Futbolli kosovar është fenomenal Foto: Ilustrim

Solomon deri tani ka shënuar tri gola, dy prej të cilëve i gjeti në ndeshjen ndaj Dritës në fundjavë në fitoren 2:0.

25 vjeçari shprehet shumë i lumtur që është pjesë e futbollit kosovar – teksa e shpjegon se Superliga është kompeticion mjaft i vështirë.

“Futbolli kosovar është fenomenal dhe disi i vështirë. Me skuadrën e Ballkanit jam i lumtur dhe ata janë vërtetë djemë dhe staf i mrekullueshëm dhe vlerësoj të gjithë përpjekjen që bëjnë për ta bërë ekipin më të mirë”, tha fillimisht Theophilus Solomon për ‘GazetaBlic Sport’.

“Ishte ndeshje shumë e mirë dhe jam shumë i lumtur që ndihmova skuadrën të marrë tre pikët që na nevojiteshin”, vazhdoi ai.

Në fund, kur Solomon u pyet në lidhje me titullin kampion, ai tha se shpreson që të arrijë një gjë të tillë me klubin nga Suhareka.

“Po, shpresoj me të vërtetë që të mund ta mbajmë këtë formë që jemi tani dhe të arrijmë atë që kemi dashur gjithmonë dhe kjo do të ishte një përvojë dhe ëndërr e madhe e kthyer në realitet për të gjithë këtu”, përfundoi ai.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme Solomon është shapllur edhe “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës në xhiron e 13-të.