S’ndalet Liverpool, mund edhe Newcastel-n, “blindon” kreun

14.09.2019

Liverpool nuk ka të ndalur këtë sezon të garave. “The Reds” mposhtën edhe Newcastle-n, me rezultat 3-1, të shtunën në ‘Anfield’ në kuadër ta javës së pestë në elitën e futbollit anglez. “The Reds” nuk e nisen mirë përballjen me Newcastel, pasi që mysafirët përmes Willmes (7’), kaluan në epërsi prej 0-1. Mirëpo, skuadra e […]

S’ndalet Liverpool, mund edhe Newcastel-n, “blindon” kreun Foto: Ilustrim

Liverpool nuk ka të ndalur këtë sezon të garave. “The Reds” mposhtën edhe Newcastle-n, me rezultat 3-1, të shtunën në ‘Anfield’ në kuadër ta javës së pestë në elitën e futbollit anglez.

“The Reds” nuk e nisen mirë përballjen me Newcastel, pasi që mysafirët përmes Willmes (7’), kaluan në epërsi prej 0-1.

Mirëpo, skuadra e Jurgen Klopp shumë shpejtë rehabilitoi radhët e veta dhe përmes Sadi Mane (28’, 40’), përmbysi Newcastle-n, dhe me epërsinë e nikoqirëve, skuadrat shkuan në zhveshtore.

Edhe në pjesën e dytë, ishte skuadra e Liverpoolit që e kontrolloi lojën më mirë në terren, kurse, Salah (72’), ia dha goditjen e tretë skuadrës udhëtuese, raporton RTKLive.

Në radhët e Liverpoolit në minutën e 83-të u inkuadrua në lojë edhe anësori shqiptar Xherdan Shaqiri.

Pas kësaj fitore, Liverpool kryeson tabelën me 15 pikë të tubuara, pesë më shumë së Manchester City që sonte luan në transfert tek Norwich City, kurse, Newcastle renditet e 16-ta me vetëm 4 pikë të tubuara.