Skuadrat kosovare rikthehen në aksion, javë interesante na pret

03.01.2021

Fillimi i kësaj jave shënon edhe rikthimin e skuadrave kosovare në stërvitje për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar, i cili pritet të sjellë një garë jashtëzakonisht interesante dhe të paqartë. Lideri i tabelës dhe kampioni aktual, Drita e Gjilanit stërvitjet i nis nga dita e martës, me synime për ta ruajtur pozitën e […]

Skuadrat kosovare rikthehen në aksion, javë interesante na pret Foto: FC Ballkani në stërvitje

Fillimi i kësaj jave shënon edhe rikthimin e skuadrave kosovare në stërvitje për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar, i cili pritet të sjellë një garë jashtëzakonisht interesante dhe të paqartë.

Lideri i tabelës dhe kampioni aktual, Drita e Gjilanit stërvitjet i nis nga dita e martës, me synime për ta ruajtur pozitën e parë në tabelë.

Skuadra tjetër që është rivale për titullin e kampionit, Ballkani përgatitjet i nis një ditë më herë, pra të hënën ku edhe prezantohet trajneri i ri, Blendi Shkëmbi. Këtë ditë përgatitjet i nis edhe Llapi, shkruan “Zeri.info”.

Edhe Prishtina e cila është në garë për vendin e parë, ani pse ka mbetur paksa mbrapa, bateritë për një pranverë të nxehtë do të nisë t’i mbushë në fillim të kësaj jave.

Sido që të jetë gara pritet të jetë e jashtëzakonshme, derisa analistët edhe pse jemi në afatin kalimtar të janarit nuk presin lëvizje të mëdha, kjo pasi futbollistët cilësorë zakonisht në këtë periudhë janë të lidhur me kontrata me skuadrat e tyre dhe vështirë heqin dorë lehtë nga ta.

Gjithsesi paralajmërime për përforcime kanë dhënë pothuaj të gjitha skuadrat dhe mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjëra.