Skuadra e njohur spanjolle interesohet për Xherdan Shaqirin

Duket se Xherdan Shaqiri i ka ditët e numërura tek Liverpooli.

Futbollisti kosovar me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit pritet të largohet nga gjiganti anglez me të filluar afati kalimtar veror.

E, për shërbimet e kosovarit përveç disa klubeve nga Italia e Gjermania, së fundmi interesim ka shprehur edhe një klub spanjoll, transmeton Gazeta Olle.

Sipas Liverpool Offside, Sevilla është skuadra e cila po e kërkon futbollistin që luan me Përfaqësuesen e Zvicrës.

E, për të siguruar shërbimet e Shaqirit, spanjollët janë duke mbledhur shumën prej rreth 23 milionë eurosh, aq sa kërkon Liverpooli për të.