Skuadra e madhe turke shumë afër transferimit të Xherdan Shaqirit

Ylli kosovar Xherdan Shaqiri pritet të ndërrojë ambient.

Është skuadra turke Galatasaray që tashmë duket shumë afër futbollistit shqiptar me pasaportë zvicerane.

Ylli nga Kosova është paraqitur në vetëm gjashtë ndeshje në Ligën Premier, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.

Edhe përkundër që ka luajtur pak, ofertat në drejtim të tij nuk janë duke munguar.

Roma, Sevilla, CSKA Moska dhe Galatasaray janë skuadrat që po e duan me çdo kusht transferimin e gjilanasit.

Megjithatë, skuadra më e interesuar mbetet gjiganti turk Galatasaray, pasi prej vitesh duan shërbimet e kosovarit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.