Skuadra angleze shpreh interesim për yllin kosovar, Milot Rashicën

Milot Rashica është duke kaluar nepër një formë të mirë ndeshjet e fundit me Werder Bremen në Bundesligë, ku ka shënuar 5 gola duke u bërë shënjestër e disa skuadrave.

Rashica ka shënuar në dy ndeshjet e fundit në kampionatin gjerman, duke shënuar gjithsejt 5 gola dhe një asist me fanellën e Werderit, duke u bërë tani edhe shenjestër e disa skuadrave.

Sipas asaj që raporton Calciomercatto, së fundmi është skuadra angleze, Crystal Palace, që ka shfaqur interesim për 22 vjeçarin.

Po ashtu, Crystal Palace është duke vëzhguar nga afër paraqitjet e reprezentuesit të Kosovës dhe janë të gatshëm të dërgojnë një ofertë drejt tij.

RAPORTO