Sistemi VAR nga 17 gushti nis edhe në futbollin e Kosovës

05.08.2021

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së sot e mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, e ku diskutoi për shumë çështje në futbollin e Kosovës. KE fillimisht shqyrtoi përgatitjet për fillimin e Kampionatit të ri 2021/2022 dhe konstatoi se përgatitjet po shkojnë sipas dinamikës së paraparë.  KE shqyrtoi edhe ecurinë e përgatitjes […]

Sistemi VAR nga 17 gushti nis edhe në futbollin e Kosovës Foto: Ilustrim

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së sot e mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, e ku diskutoi për shumë çështje në futbollin e Kosovës.

KE fillimisht shqyrtoi përgatitjet për fillimin e Kampionatit të ri 2021/2022 dhe konstatoi se përgatitjet po shkojnë sipas dinamikës së paraparë. 

KE shqyrtoi edhe ecurinë e përgatitjes së aftësimit dhe instalimit të sistemit VAR, duke konstatuar se aftësimi i kuadrit dhe instalimi i VAR-it do të fillojë me ndeshjen e Superkupës, ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, e cila do të zhvillohet më 17 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe do të vazhdojë me ndeshjet e Superligës.

Me këtë rast KE falënderon ekipin e VAR-it për një angazhim të jashtëzakonshëm në mënyrë që sistemi i VAR-it të fillojë me kohë, e ku FFK-ja është e para në rajon që ka arritur me një kohë rekorde të instalojë këtë sistem që është tepër i dobishëm dhe ndihmesë e madhe për gjyqtarët e që kontribuon në mbarëvajtjen garave.