Sirko i Golden Eagle Yllit në top 5-she të Ligës Unike

20.12.2021

Paraqitje të jashtëzakonshme bëri basketbollisti i Pejës, Tyrone White me 44 pikë, katër kërcime dhe shtatë asistime ndaj Rahovecit, ndërsa indeksin e ndeshjes e kishte 48 apo më të lartin në këtë xhiro të Ligës Unike. Kjo është hera e parë që White zgjidhet MVP në Ligën Unike, ndërsa prej transferimit te verdhezinjtë ka bërë […]

Sirko i Golden Eagle Yllit në top 5-she të Ligës Unike Foto: Ilustrim

Paraqitje të jashtëzakonshme bëri basketbollisti i Pejës, Tyrone White me 44 pikë, katër kërcime dhe shtatë asistime ndaj Rahovecit, ndërsa indeksin e ndeshjes e kishte 48 apo më të lartin në këtë xhiro të Ligës Unike.

Kjo është hera e parë që White zgjidhet MVP në Ligën Unike, ndërsa prej transferimit te verdhezinjtë ka bërë paraqitje shumë të mira. Ai u ndihmua nga bashkëlojtari i tij Stephen Maxwell me 33 pikë dhe 11 kërcime.

Tirana Neptun fitoi derbin shqiptar ndaj Kamza Basket me dy pikë dallim 102:104, ku ndeshje të jashtëzakonshme bëri Julian Hamati me 35 pikë, nëntë kërcime dhe gjashtë asistime, ku indeksin e ndeshjes e kishte 41.

Teuta realizoi fitore të lehtë ndaj Vllaznisë 94:57, ndërsa basketbollisti më i dalluar në parket ishte Tamas Bruce i durrësakëve me 19 pikë, dhjetë kërcime dhe katër asistime.

Golden Eagle Ylli shpallet kampion vjeshtor me gjashtë fitore dhe një humbje, ndërsa fitoren e fundit e realizoi ndaj Prizrenit 16, ku më i miri në parket ishte Henrik Sirko me 16 pikë, 14 kërcime dhe shtatë asistime.

Top 5
1. Tyrone White (Peja) 44 pikë, 4 kërcime, 7 asistime;
2. Julian Hamati (Tirana Neptun) 35 pikë, 9 kërcime, 6 asistime;
3. Stephen Maxwell (Peja) 33 pikë, 11 kërcime;
4. Tamas Bruce (Teuta) 19 pikë, 10 kërcime, 4 asistime;
5. Henrik Sirko (Golden Eagle Ylli) 16 pikë, 14 kërcime, 7 asistime.