Sirko i Golden Eagle Yllit, MVP i xhiros së 25-të në Superligë

04.04.2022

Takim shumë interesant ishte mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, ku fituan therandasit 71:74, me një treshe në fund nga Erjon Kastrati. Basketbollisti me indeksin më të lartë të ndeshjes ishte Henrik Sirko me 20 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime. Kjo nuk është hera e parë që ish-basketbollisti i Pejës zgjidhet MVP i […]

Sirko i Golden Eagle Yllit, MVP i xhiros së 25-të në Superligë Foto: Ilustrim

Takim shumë interesant ishte mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, ku fituan therandasit 71:74, me një treshe në fund nga Erjon Kastrati. Basketbollisti me indeksin më të lartë të ndeshjes ishte Henrik Sirko me 20 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.

Kjo nuk është hera e parë që ish-basketbollisti i Pejës zgjidhet MVP i xhiros në elitën e basketbollit. Ai u ndihmua nga Mikaile Tmusiq me 14 pikë, nëntë kërcime dhe një asistim.

Peja fitoi derbin ndaj rivalit të vjetër, Trepçës me shifrat 79:71, ku Dardan Berisha u dallua me 26 pikë, një kërcim e tetë asistime.

Bashkimi shënoi fitore të vlefshme ndaj Rahovecit 78:67, ku më i dalluari te prizrenasit ishte Terrence Thompson me 14 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime.

Prizreni 16 ka shënuar fitore të pritur ndaj Dritës 78:102, ku të prizrenasit u dallua Robert McCoy me 12 pikë, dhjetë kërcime dhe dy asistime.

Top 5

Henrik Sirko (Golden Eagle Ylli) 20 pikë, 5 kërcime, 4 asistime

Mikaile Tmusiq (Golden Eagle Ylli) 14 pikë, 9 kërcime, 1 asistim

Dardan Berisha (Peja) 26 pikë, 1 kërcim, 8 tetë asistime

Terrence Thompson (Bashkimi) 14 pikë, 9 kërcime, 2 asistime

Robert McCoy (Prizreni 16) 12 pikë, 10 kërcime, 2 asistime