Sirko i Golden Eagle Yllit i pandalshëm, MVP i xhiros së 18-të në Superligë

01.02.2022

Pavarësisht se kishte shumë përballje interesante, takimi më dramatik ishte mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, që përfundoi me fitoren e skuadrës therandase 85:79. Basketbollisti më i mirë në parket ishte Henrik Sirko. Qendra kroate e përfundoi ndeshjen 29 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime. Sfidën e rivalëve të vjetër ndërmjet Trepçës dhe Pejës, […]

Sirko i Golden Eagle Yllit i pandalshëm, MVP i xhiros së 18-të në Superligë Foto: Ilustrim

Pavarësisht se kishte shumë përballje interesante, takimi më dramatik ishte mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, që përfundoi me fitoren e skuadrës therandase 85:79. Basketbollisti më i mirë në parket ishte Henrik Sirko. Qendra kroate e përfundoi ndeshjen 29 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.

Sfidën e rivalëve të vjetër ndërmjet Trepçës dhe Pejës, e fituan mitrovicasit 96:81, ku u dallua dyshja Amin Hot dhe Drilon Hajrizi. Hot kishte statistika prej 18 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime, ndërsa Hajrizi ndaj ish-skuadrës së tij realizoi 21 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime.

Fitore shumë të rëndësishme shënoi Rahoveci ndaj Bashkimit 86:67, ku më i miri ishte Musab Mala me dyshifror të trefishtë: 15 pikë, 12 kërcime dhe 14 asistime, në njërën nga ndeshjet më të mira të tij në këtë edicion.

Prizreni 16 realizoi fitore të pritur ndaj Dritës me rezultat 111:74. Te prizrenasit si zakonisht u dallua organizatori Ivan Koljeviq, që ndaj Dritës realizoi 23 pikë, gjashtë kërcime dhe 11 asistime.

Top 5

Henrik Sirko (Golden Eagle Ylli) 29 pikë, 5 kërcime, 4 asistime

Amin Hot (Trepça) 18 pikë, 7 kërcime, 5 asistime

Drilon Hajrizi (Trepça) 21 pikë, 7 kërcime, 4 asistime

Musab Mala (Rahoveci) 15 pikë, 12 kërcime, 14 asistime

Ivan Koljeviq (Prizreni 16) 23 pikë, 6 kërcime, 11 asistime