Si e aktivizoi Milot Rashicën ende pa i mbushur 16 vjet – rrëfehet Ismet Munishi

Ismet Munishi ka qenë pjesë e emisionit Fan Zone në Supersport dhe ndër të tjerash ka folur edhe për Milot Rashicën.

Trajneri kosovar ka treguar për aktivizimin e yllit të Werder Bremen te Llamkos Kosova (sot Vushtrria) ende pa i mbushur 16 vjet.

“Milotin kemi filluar me aktivizu ende pa i mbushur 16 vjeç. Në sezonin e parë e kemi inkuadruar vetëm në pjesën e dytë pastaj në sezonin e dytë e kemi aktivizu 90 minuta”, ka thënë Munishi.

“Që atëherë e kemi vërejt se ka predispozita për t’u bërë lojtar i madh, e ka përkrah e gjithë skuadra, e ka përkrah i gjithë qyteti pasi të gjithë e kemi ditë që kemi një futbollist të madh”.

“Është krenar ta shohësh atë në Bundesligë, tash po e presim të transferohet në një skuadër më të madhe që të tregoj vlerat edhe me futbollistët më të mëdhenj të botës”, ka thënë ndër të tjerash trajneri i Ballkanit.

Munishi ka shtuar se edhe në skuadrën e tanishme ka talent që në të ardhmen e afërt mund të përfundojnë në skuadrat evropiane.

RAPORTO