Shtyhet për një javë ndeshja FC Ballkani – FC Phoenix

17.11.2022

Kampioni në fuqi i Kosovës, FC Ballkani me 24 nëntor do të zjhvillojë ndeshjen kundër FC Phoenix në kuadër të 1/16 të Kupës së Kosovës. Ndeshja mes dy ekipeve është paraparë zhvillohet me 17 nëntor, por e njejta është shtyrë, shkruan SuharekaOnline. Kështu ka bërë të ditur edhe FC Ballkani në një postim në facebook, […]

Shtyhet për një javë ndeshja FC Ballkani – FC Phoenix Foto: Ilustrim

Kampioni në fuqi i Kosovës, FC Ballkani me 24 nëntor do të zjhvillojë ndeshjen kundër FC Phoenix në kuadër të 1/16 të Kupës së Kosovës.

Ndeshja mes dy ekipeve është paraparë zhvillohet me 17 nëntor, por e njejta është shtyrë, shkruan SuharekaOnline.

Kështu ka bërë të ditur edhe FC Ballkani në një postim në facebook, ku ka njoftuar se për arsye që kombëtarja e Kosovës ka grumbulluar 4 lojtarë të skuadrës për miqësoret që do të zhvillohen këtë muaj, ndeshja e paraparë për nesër shtyhet pë datën 24 nëntor.

Më 24 nëntor në stadiumin sintetik në Vitomiricë FC Ballkani do të jetë mysafir i ekipit FC Phoenix.

Njoftimi i plotë:

𝗧𝗲̈ 𝗱𝗮𝘀𝗵𝘂𝗿 𝘁𝗶𝗳𝗼𝘇𝗲̈,

Ndeshja kundër FC Phoenix në kuadër të 1/16 të Kupës së Kosovës e paraparë të zhvillohet më 17 nëntor është shtyrë për 24 nëntor pasiqë kombëtarja e Kosovës i ka grumbulluar 4 lojtarë të skuadrës sonë, për miqësoret që do zhvillohen në këtë muaj.

Pra më 24 nëntor me fillim nga ora 12:00 në stadiumin sintetik në Vitomiricë do jemi musafir të ekipit Phoenix.

𝗡𝗮 𝗽𝗿𝗶𝗳𝘁𝗲̈ 𝗲 𝗺𝗯𝗮𝗿𝗮 𝗦𝗨𝗛𝗔𝗥𝗘𝗞𝗘̈