Shqiptarët e Zvicrës janë gati, sonte zhvillohet ndeshja e madhe gjysmëfinale

Sonte do të zhvillohet një ndeshje e madhe dhe tejet interesante. Kombëtarja e Portugalisë dhe ajo e Zvicrës e zhvillojnë ndeshjen gjysmëfinale në Ligën e Kombeve.

Sonte në Porto do të zhvillohet ndeshja gjysmëfinale e Ligës A në Ligën e Kombeve, me fillim prej orës 20:45.

Vlen të përmendet se pjesë e skuadrës së Zvicrës janë edhe tre futbollistët shqiptarë; Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Albian Ajeti. Madje, Xhaka do të jetë edhe kapiten i skuadrës ‘helvetike’.

Fituesi i kësaj ndeshje do të takohet në finale me fituesin nga ndeshja tjetër gjysmëfinale nga Liga A, Holandë – Angli, e cila zhvillohet nesër (e enjte).

Finalja dhe ndeshja për vendin e tretë do të zhvillohen më 9 qershor në Porto të Portugalisë./Gazeta Metro/

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.