‘Shpërthen’ Munishi ndaj analistëve të cilët thonë që Ballkani nuk e meriton të shpallet kampion

Futbolli kosovar ka hyrë në muajin e parë të pezullimit të aktiviteteve nga Qeveria e Kosovës si shkak i përhapjesë së pandemisë s ë koronavirusit.

Kurse, Ballkani aktualisht është lider i Superligës së Kosovës.

Së fundi ka folur edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi.

Munishi ka shpërthyer ndaj analistëve të cilët po thonë që Ballkani nuk e meriton të shpallet kampion.

“Ka xhelozi të madhe, sepse të gjithë analistët duhet të dalin të thonë që Ballkani e meriton me plotë meritë titullin kampion. Jo vetëm që jemi të parët në tabelë, por kemi bërë futbollin më të bukur, kemi qenë ekipi më korrekt”, ka thënë Munishi për Klan Kosova.

“Shpresojmë të kthehet kampionati dhe do ta shohim se ku do të shkoj titulli. Ne nuk merremi me dallavere, të gjitha pikët i kemi fituar me meritë. Po të ishte situata normale në futbollin e Kosovës, Ballkani ish dashtë me qenë dhjetë pikë përpara vendin të dytë”, shtoi Munishi.

RAPORTO